Daut Haradinaj: Qeveria e Kosovës po bën lojë të ndytë me veteranët e UÇK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës që pagat e veteranëve të jenë vetëm 130 euro në muaj.

Ai në një postim në Facebook e ka cilësuar këtë vendim të ekzekutivit si një lojë të ndytë me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lexojeni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:

“Vazhdon loja e ndytë e qeverisë me veteranët e UÇK-së.

Një herë vonesat, pastaj mohimi i padrejtë i shumë njerëzve që kontribouan me muaj të tërë në luftë, për të kulmuar me vendimin e sotshëm për t’ju ulur pagat në vetëm 130 euro në muaj.
Zajednica ka kosto?”, (sic.), ka shkruar Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daut-haradinaj-qeveria-e-kosoves-po-ben-loje-te-ndyte-me-veteranet-e-uck-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala