Daut Haradinaj prezanton edhe një kandidate për asamble në Prishtinë

Autori:A D

Vasilika Zotaj-Asllani, Drejtoreshë e Administratës në Komunën e Prishtinës, do të jetë kandidate nga radhët e AAK-së për Asamble në Kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj.
“Në garën tonë për Kryeqytetin do të jetë edhe Vasilika Zotaj Asllani, e cila është njëra ndër drejtoreshat më të suksesshme në nivel komune. Ka përfunduar studimet ne universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në shkencat ekzakte, dega Matematikë-Fizikë, ndërsa ka përfunduar studimet master për Integrime Evropiane, drejtimi ‘Politikat e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Në garën tonë për Kryeqytetin do të jetë edhe Vasilika Zotaj Asllani, e cila është njëra ndër drejtoreshat më të suksesshme në nivel komune.
Ka përfunduar studimet ne universitetin “Aleksandër Xhuvani”, në shkencat ekzakte, dega Matematikë-Fizikë, ndërsa ka përfunduar studimet master për Integrime Evropiane, drejtimi ‘Politikat e Bashkimit Evropian’.
Vasilika është aktiviste e devotshme në Aleancë prej shumë vitesh dhe autore e shumë analizave politike të publikuara.
Lista jonë për Kryeqytetin pasqyron gjithëpërshirjen me një kastë ekspertësh dhe njerëzve të devotshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daut-haradinaj-prezanton-edhe-nje-kandidate-per-asamble-ne-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala