Daut Haradinaj prekë në “plagët” e deputetëve nga PDK-ja

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj ua ka rikujtuar kolegëve të tyre nga PDK, sidomos ata që shquhen për kontribut kombëtar për lirinë e Kosovës.

Haradinaj ia ka rikujtuar Agim Çekut rvrasjen e babait të tij nga serbët.

“Nëse voton gjykatën çka ka me i thanë Agim Çeku sot Qyshkut të tij”, tha Haradinaj.

Ndërsa deputetit Rafet Rama ia ka rikujtuar plagët e trupit që ka marrë në një aksion ku edhe u vra dëshmori Luan Haradinaj.

Haradinaj pati një mesazh edhe për deputeten Blerta Deliu Kodra që ta ruajë mbiemrin pasi që sipas tij ai mbiemër ka domethënie të madhe për luftën për liri.

Daut Haradinaj nuk ka harruar t’ia përmend Flora Brovinës edhe momentin kur është liruar nga burgu se si janë gëzuar shtatë milionë shqiptarë.

Po ashtu Haradinaj ka përmendur edhe deputeten Xhevahire Izmaku e cila shpesh ka dëshmuar dhe treguar për masakrat që janë kryer nga rajoni që vjen, ndonëse sipas tij vajza e tij sot nuk ka bërë thirrje që mos të votojë Specialen.

Po ashtu Daut Haradinaj nuk ka lënë anash as kolegët e tij deputetë të cilët janë dënuar për krime lufte.

Ai u ka rikujtuar dy bashkëluftëtarëve të tij nga Llapi Rrustem Mustafës dhe Latif Gashit procesin e tyre gjyqësor që po zgjatë më shumë se një dekadë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daut-haradinaj-preke-ne-plaget-e-deputeteve-nga-pdk-ja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala