Daut Haradinaj: Marrëveshjet janë të vdekura

Autori:Avdyl Pajaziti

Daut Haradinaj nga AAK është shprehur se dy marrëveshjet e Kosovës me Serbinë, kanë vdekur dhe s’ka zot që ato i ngjallë.

“Por dilema është kjo: a do të shkojnë me to edhe shkaktarët e tyre. Sulmet e shfrenuara të Qeverisë mbi Opozitën, vetëm sa e forcojnë frontin tonë në këtë kauzë” ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ai është shprehur se përjashtimi dhe burgosja e deputetëve, vetëm se po e tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, që për t’i ruajtur marrëveshjet, e ka kthyer Kuvendin në bazë policie.

“Me dhunë asnjë Qeveri kurrë s’ka arritur të mbijetojë. Ky është fundi i tyre” përfundon shkrimi i tij

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daut-haradinaj-marreveshjet-jane-te-vdekura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala