Daut Haradinaj: Gjuha e Isa Mustafës është skandaloze

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se injorimi i temave të rëndësishme për vendin, si çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi kanë ndikuar në eskalimin e situatës, duke e detyruar opozitën të ndërmerr veprime të cilat nuk i ka dëshiruar.

Ai ka folur edhe për diskursin të cilin po e përdor kryeministri Isa Mustafa, duke theksuar se gjuha e Mustafës është skandaloze.

“Ai njëherë një lider të opozitës e quan gomar, më pastaj ofendon dhe akuzon rëndë tjetrin lider të opozitës. Mustafa me gjuhën e tij e ka dëshmuar sa i papërgjegjshëm është”, ka shtuar Haradinaj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daut-haradinaj-gjuha-e-isa-mustafes-eshte-skandaloze/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala