DASH: Shqipëria, vend burimi për luftëtarë të huaj terroristë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shqipëria vazhdoi të ishte një mbështetëse e fortë e përpjekjeve anti-terroriste gjatë vitit 2014 dhe u bë pjesë e Koalicionit Global kundër grupit Shteti Islamik.

Shqipëria i dhuroi një sasi të madhe armatimi dhe municioni luftëtarëve Peshmerga në veri të Irakut.

Shqipëria është një vend burim për luftëtarë të huaj terroristë që shkojnë në Siri dhe Irak.

Legjislacioni shqiptar i dënon aktet terroriste, financicmin e terrorizmit, transferimin e fondeve që financojnë terrorizmin, rekrutimin dhe trajnimin e individëve për të kryer akte terroriste, nxitjen, krjimin dhe pjesëmarrjen në organizata terroriste transmeton Gazeta Fjala.

Ndërsa organet e rendit në Shqipëri punojnë aktivisht për të zbuluar dhe penguar aktivitete të paligjshme që lidhen me drogat dhe trafiqet, ato ende nuk kanë të njëjtën qasje agresive për të përballuar kërcënimet e mundshme terroriste.

Policia njoftoi plane në tetor të vitit 2014, për të zgjeruar ndjeshëm njësinë anti-terroriste.Trajnimi dhe pajisja e kësaj njësie do të ketë nevojë për përpjekje të konsiderueshme që ajo të arrijë nivelin e duhur të kapacitetit për të përballuar me efektivitet terrorizmin.

Shqipëria nuk ka kapacitetet për të grumbulluar të dhëna biometrike veç atyre të kartave të identitetit dhe pasaportave që paraqiten në pikat e kalimit kufitar, transmeton Gazeta Fjala.

Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë një sistem të ri, i cili u jep mundësi autoriteteve të inkorporojnë funksionet e identifikimit on-line të shenjave të gishtave. Po ashtu Shqipëria është duke marrë teknologji për të përpunuar shenjat e gishtave në të 26 pikat e kalimit kufitar. Teknologjia e kontrollit në kufi do t’i lejojë autoritetet të grumbullojnë të dhëna gjatë hyrjeve dhe daljeve të udhëtarëve.

Korrupsioni, i kombinuar me një sistem të dobët drejtësie, vazhdon të pengojë përpjekjet e Shqipërisë për zbatimin e ligjit.

Shqipëria ka miratuar nisma kundër personave dhe organizatave të përfshira në listën e OKB-së si financuese të terrorizmit dhe ka krijuar një sistem parandalues kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit që e detyron atë të raportojë transaksione të dyshimta.

Shqipëria është anëtare e Grupit të Punës për Veprimet Financiare (FATF), një nismë rajonale. Aktualisht ky grup e rendit Shqipërinë si një vend me rrezik të lartë dhe jo-kooperues. Shqipëria po bashkëpunon me me FATF-in, për të përmirësuar këto dobësi.

Qeveria e Shqipërisë i jep ndihmë financiare Bashkësisë Islame dhe bashkëpunon me të aktivisht për të diskutuar rreth radikalizimit dhe rekrutimit të individëve për synime terroriste.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dash-shqiperia-vend-burimi-per-luftetare-te-huaj-terroriste/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala