Darka me Putinin i kushton me burg

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktorja e famshme italiane, Ornela Muti, është dënuar me 8 muaj burg me akuzën e mashtrimit.

Ajo ishte e ftuar në një spektakël në Pordenone, por për shkak të një angazhimi tjetër, ajo falsifikoi një raport mjekësor duke thënë se kishte problem me fytin.

Me këtë justifikim ajo anuloi takimin dhe nuk u paraqit në festival, transmeton Telegrafi.

Por ajo është parë po atë mbrëmje në Shën Pjetërburg në Rusi me Vladimir Putin dhe aktorin Kevin Costner në një darkë bamirësie.

Tani Ornela duhet të kryejë 8 muaj burg ose të paguajë 30 mijë euro për dëmtim imazhi që i ka bërë festivalit në Pordenone.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/darka-me-putinin-i-kushton-me-burg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala