Dardan Sejdiu: Mustafa të jap dorëheqje, sepse më nuk ka kthim”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, në një prononcim për Klan Kosovën është shprehur se ky veprim i sotshëm i pozitës do të mbetet në histori.
“Sot Mustafa e ka shpërfaqë se sa anti-kombëtar është. Pas një manifestimi paqësor, ata arrestojnë njeriun që dha shumë për këtë vend. Çdo arrestim i 28 nëntorit të këtij viti do të mbetet në histori”, ka thënë ai.
Sejdiu qeverisjen e Mustafës e krahason me një ish kreun e Partisë Komuniste të Kosovës në vitet e ‘90-ta, Rrahman Morina.
“Veprimet e qeverisë sot janë të njëjtat sikurse të Rrahman Morina. Tash Mustafa duhet të jap dorëheqje, sepse më nuk ka kthim”.