Danimarka dhe Finlanda mbështesin Kosovën për viza

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e re të Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki si dhe ambasadorin e Danimarkës në Tiranë, jo rezident për Kosovën, MadsSandau-Jensen.

Duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës të dy ambasadorët kanë përgëzuar ministrin Çollaku për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), në mes të Kosovës dhe BE-së si dhe kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar Kosovën në përmbushjen e reformave që dalin nga kjo marrëveshje.

Ndërkaq ministri Çollaku, i ka falënderuar diplomatët për mbështetjen e vazhdueshme që shtetet e tyre i kanë ofruar dhe po i ofrojnë Kosovës në përgjithësi si dhe për proceset që lidhen me agjendën evropiane me theks të veçantë për liberalizimin e vizave.

Si udhëheqës i procesit të liberalizimit, ministri Çollaku ka nënvizuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara për liberalizim dhe se me të drejt pritet që deri në fund të këtij viti të merret rekomandimi pozitiv.

Ndërkaq ambasadorja finlandeze, Huhtamaki dhe ambasadori danez, Sandau-Jensen, rikonfirmuan mbështetjen e tyre edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e organizata të tjera ndërkombëtare.

Gjatë këtyre takimeve po ashtu ministri i ka informuar palët për hapat që po ndërmerren në kuadër të përgatitjeve për zbatim të MSA-së. Ai ka shpjeguar se është duke u përgatitur Programi kombëtar për zbatimin e MSA-së. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/danimarka-dhe-finlanda-mbeshtesin-kosoven-per-viza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala