Danezët u thonë “jo” ligjeve të BE-së

Autori:Gazeta Fjala

Danezët i kanë thënë “jo” adoptimit të ligjeve të Bashkimit Europian në fushën e drejtësisë dhe politikbërjes, pasi rezultatet e referendumit tregojnë se qeveria ka dalë e humbur në propozimin e saj.

Qeveria e qendrës së djathtë në Danimarkë kërkoi që të adoptonte disa ligje të BE-së, por 53% e pjesëmarrësve në referendum janë pozicionuar kundër propozimit.

“Ishte një jo e qartë. Respektoj mendimin e votuesve”, deklaroi kryeministri Lars lokke Rasmussen pas publikimit të rezultateve, transmeton TCh raportimet. Qeveria, e mbështetur edhe nga opozita, lobuan për “po”, duke argumentuar se terrorizmi ndërkufitar dhe kriza e refugjatëve nuk mund të zgjidhen pa bashkëpunimin me BE-në.

Rezultati i referendumit nënkupton se autoritetet daneze do të negociojnë për një marrëveshje të veçantë me agjencinë policore europiane Europol për të vazhduar të jetë pjesë e këtij autoriteti

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/danezet-u-thone-jo-ligjeve-te-be-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala