Dalllavere me sigurim të automjeteve

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik ka anuluar vendimin e autoritetit kontraktues KUR·”Hidrodrini” në Peje për tenderin “Sigurimi i obligueshëm i automjetevete” dhe ka kthyer lëndën në rivlerësim.
OSHP ka konstatuar se KUR “Hidrodrini” ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e nenit 7 dhe 59 të lPP-es duke e përzgjedhur kompaninë “Elsing Group” si fitues me cmim më të lartë se operatorët e tjerë në garë.
“Elsing Group” ishte shpallur fitues me ofertën 10,507.28 €
“OE ELSING ka ofruar në kundershtim me tarifat e BQK-së dhe njëkohësisht me kriteret e kërkesave të tenderi sipas të cilave ofertuesit t duhet të plotësojnë të gjitha rregullat dhe Iigjet në fuqi të Republikën së Kosovës”, thuhet në vendim.
Krejt kjo ka ardhur pas ankesës së kompanisë së sigurimeve Sigma.
“Konkretisht ELSIGnë tipin e automjetit të përcaktuar në pozicionin nr.2 të listës së çmimeve ka kuotuar në bazë të kapacitetit të motorit, ndërkohë që nga tarifa e BQK duhet të kuotonte në bazë të tonazhit dhe sipas listës së çmimeve(në këtë rast prej 8 ton)”, thuhet në ankesën e kompanisë Sigma.
Në shqyrtimin e lëndës në Organin Shqyrtues të Prokurimit përfaqësues të autoritetit kontraktues kanë pranuar se gjatë vlerësimit komisioni vlerësues ka konstatuar se OE “Siguria”dhe”Elsig “kanë ofruar çmim më të ulët se OE-të tjerë.