Dallaverja me tender i kushton universitetit 15 mijë euro

Autori:Zekirja Shabani

Gjykata e tenderëve, siç njihet Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, e ka gjobitur me 15 mijë euro Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Krejt kjo ka ardhur pasi UP nuk e kishte përfillur një vendim të mëparshëm të OSHP-së të muajit nëntor 2014, pas ankesës së kompanisë NZB “BASHKIMI”  me seli në Prishtinë në tenderin “Ndertimi i dekanatit të Fakultetit të Mjekësise”.

Përmes parashtresës me shkrim të dt 24 Nëntor 2014, kjo kompani kishte kërkuar nga OSHP, që ta urdhëroj autoritetin kontraktues Universiteti iPrishtines “Hasan Prishtina”, që ta zbatoj vendimin e PSH-së, nT. 425114, te dt. 14 nentor 2014, më të cilin është urdhëruar autoriteti kontraktues që aktivitetin e prokurimit “Ndertimi i dekanatit të Fakultetit të Mjekësise” me nr. të prokurimit 90400/14/070/511, ta rivleresoj, korrigjoj dhe ta plotësoj dosjen e tenderit me të dhënat të cilat kanë munguar, dhe nëherit paneli shqyrtues ka kërkuar nga autoriteti kontraktues ta shtyj afatin e ofertimit konform nenit 53 paragrafi 7 te LPP-se, Nr. 04/L-042.

Në vedimin e OSHP-së sçarohet se situata ka rrjedhë pas një maratone të gjatë ankesash dhe kundërankesash mes menaxhmentit të UP-së dhe gjykatës së tebnderëve.

Gjatë seancës dëgjimore përfaqesuesi i … UP-së z. Bajraktari  ka thënë se me rastin e anulimi të këtij aktiviteti të prokurimit, kërkesa për anulim nuk ka ardh prej njesisë kërkuese, por prej menaxhmentit të Universitetit të Prishtines, dhe ashtu kanë vepruar.

“Eksperti shqyrtues ka vendosur në favor të operatorit ekonomik ankues, dhe ne si autoritet kontraktues kemi kundërshtuar këtë rekomandim të ekspertit. Paneli shqyrtues ka vendosur në favor të operatorit ekonomik ankues. E kemi njoftuar menaxhmentin se jemi të detyruar të zbatojmë vendimin e OSHP-së, menaxhmenti ka bëre padi kundër OSHP-së në Gjykatë Themelore”.

Më vonë sipas tij, u ka shkuaar urdhëresa nga OSHP dhe prap është njoftuar menaxhmenti me këtë, i cili ka kërkuar të ppritet interpretimi nga KRPP-ja, “dhe pergjigjja e KRPP-së ka qenë se nuk bën interpretime të vendimeve të OSHP-se”.

Pas kësaj ishte kërkuar nga UP të dihet se në cilën fazë kanë arritur me këtë procedurë, por pavaarësisht kërkesës ende nuk është dhënë përgjigje nga menaxhmenti i UP-së.

Në vendimin e OSHP-së për të gjobitur universitetin thuhets e paneli shqyrtues pati parasysh se UP ka pasur mundësi të veproj në pajtim me dispozitat e nenit 53.7 te LPP-ës,me qellim të aplikimit të parimit të ekonomiciteteit dhe efikasitetiti të evitoj gabimet në dosjen e tenderit.

“Një anulim i këtij aktiviteti të prokurimit do të shkaktonte vonesa dhe shpenzime si për AK ashtu edhe për OE të interesuar për këtë aktivitet të prokurimit”.

Ndërkaq, padia e UP-së ndaj OSHP-së kundër vendimit të panelit shqyrtues të datës 14.11.2014, nr.4251l4 nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit bazuar në dispozitat e nenit 22.1 të Ligjit për Konflikt Administrative.

Po ashtu Autoriteti Kontraktues, sipas vendimit të OSHP-së, nuk ka dëshmi se ka një vendim gjyqësor me të ciIin shtyhet ekzekutimi i këtij vendimi sipas dispozitave të nenit 22.2 dhe 22.6 te LKA.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dallaverja-me-tender-i-kushton-universitetit-15-mije-euro/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala