Dallaveret në tender lënë Policinë e Kosovës pa këpucë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës do të vazhdojnë të dalin në punë me këpucë të vjetra. Të rejat që ishin bërë gati për ata, nuk do të mund t’i mbathin edhe për një kohë të gjatë.

Shkak i kësaj shtyrje janë bërë dallaveret në tender. Kështu ka vlerësuar edhe Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka urdhëruar Forcat e Rendit që ta anulojnë tenderin për këpucë, raporton Gazeta Express.

Në një njoftimin e bërë publikë sot në KRPP nga Policia e Kosovës është treguar se ky tender është kthyer në pikën zero.

“Arsyeja e anulimit të njoftimit të dhënies së kontratës: Një urdhër i lëshuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit kërkon anulimin e njoftimit për dhënie të kontratës”, thuhet në këtë njoftim.

Policia e Kosovës me datën 05/06/2015 kishte lidhur kontratë me kompaninë “Solid” nga Suhareka për këtë furnizim.

Vlera e këtij tenderi ishte hiq më pak 516 mijë euro. Për këtë tender në garë ishin shtatë kompani./Gazeta Express/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dallaveret-ne-tender-lene-policine-e-kosoves-pa-kepuce/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala