Dallaveret në “Park të Biznesit”, fajtorë 4 ish-zyrtarë të MTI-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Nexhat Krasniqi, Adem Zogiani, Sadi Hykosmani dhe Safet Fazliu sapo janë shpallur fajtorë për shpërdorim të pozitës zyrtare nga një trup gjykues i EULEX-it. Akuzat kanë të bëjnë me ndërtimin e Parkut Industrial në Korreticë të Epërme të komunës së Drenasit.

Të gjithë këta janë ish-zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë dhe akuzoheshin për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Ndërkohë pritet që këtyre t’u shqiptohen dënimet.

Ky park shtrihet në 24 hektarë. Ai nisi të ndërtohej në nëntor të vitit 2005 dhe përfundoi në dhjetor të vitit 2007.

Ndërtimi i këtij objekti cilësohej një nga projektet më kapitale që Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe komuna e Drenasit kanë zhvilluar në këto vitet e fundit.

Projekti është realizuar përmes Agjencisë për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dallaveret-ne-park-te-biznesit-fajtore-4-ish-zyrtare-te-mti-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala