Vdiqën urie duke pritë tenderin

Punëtorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të mbesin edhe për një kohë pa u shërbyer me ushqim e pije në byfen e kësaj ministrie. Fajet për këtë i kanë vetë drejtuesit e këtij institucioni, pasi kanë bërë dallavere në tender. Këtë fakt e ka thënë edhe “gjykata e tenderëve” duke e kthyer mbrapsht krejt tenderin që ishte shpallur për ofrimin e shërbimit të bufesë.
Por, kjo nuk është hera e parë që këtij institucioni i anulohet tenderi për “Shërbimet e bufesë për nevojat e MTI-së”. Në fakt MTI këtë tender është duke e shpallur tani e tri herë.
Në vendimin e fundit të OSHP-së për këtë tender është thënë se MTI nuk i është përmbajtur rregullave të prokurimit.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë “, gjate zhvillimit te aktivitetit te prokurirnit Sherbirnet e byfesë për nevojat e MTI-se, Ri – tender 3”, me nr. prok: MTI – 204/14/025, nuk i ka respektuar ne përgjithësi dispozitat e LPP-se, njëkohësisht i rekomandoj Panelit Shqyrtues qe te anulohet Vendimi n e Autoritetit Kontraktues MTI , për anulim te aktivitetit te prokurimit, dhe lënda te kthehet ne Rivlerësim”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Këtë tender në vlerë prej 24 mijë e 600 euro MTI ia pati dhënë kompanisë “Beni Dona Plast” .