Dallaveret me prona

Autori:Avdyl Pajaziti

Një restorant dhe një objekt poste janë bërë sebep i shumë kritikave që zyrtarët opozitarë u kanë bërë komunarëve të Podujevës për fshehje të pronës komunale.

Të parët kanë thënë se të dy këto prona komunale po shfrytëzohen jashtëligjshëm nga njerëz të partisë në pushtet dhe se Komuna mundohet t’i tjetërsojë ato.

Në anën tjetër, zyrtarët komunalë thonë se këto dy prona nuk figurojnë në listën e pronave komunale për shkak se për të dyja kanë nisur procedurat gjyqësore. Një gjë të tillë e konfirmon edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

E tëra ka nisur në një mbledhje të Kuvendit të Komunal, kur këshilltari i PDK-së, Flakron Gashi, ka folur për dallaveret me pronën komunale në Komunën e Podujevës. Gashi kishte thënë se ka raste ku qiramarrësit gjatë vitit 2014 s’ia kanë paguar asnjë cent qira Komunë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dallaveret-me-prona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala