Dallaveret e doganës në tenderin për banderola

Autori:Avdyl Pajaziti

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar një tender të Doganave të Kosovës për furnizim me banderola për duhan dhe pije alkoolike , duke gjetur shkelje esenciale të tenderit.

OSHP ka aprovuar si të bazuar ankesën e Operatorit Ekonomik “KGT -Gieseck Devriet” me seli në Prishtine, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim me banderola për duhan dhe pije alkoolike”, të realizuar nga autoriteti kontraktues, Dogana e Kosovës.

Operatori ekonomik “KGT -Gieseck Devriet” nga Prishtina, si palë e pa kënaqur, me date 6 Shkurt 2015, ka parashtruar ankesën kundër njoftimit për dhënie të kontratës OE “DE LA RUE” nga Anglia, për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me banderola për duhan dhe pije alkoolike”, të iniciuar nga autoriteti Kontraktues, Dogana e Kosovës. Operatori ekonomik ankues pretendon se autoriteti kontraktues, Dogana e Kosovës, ka bërë shkelje esenciale të dispozitave të Ligjit për Prokurim Publik si:

Nenin 10 mjetet për promovimin e transparencës;

Nenin 11 informatat sekrete afariste;

Nenin 59 ekzaminimi, vlerësimi dhe krahasimi i tenderëve;

Nenin 69 aftësia teknike dhe profesionale.

Rrjedhimisht vendimi i autoriteti kontraktues Doganës se Kosovës, për dhënie të kontratës, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim me banderolë a për duhan dhe pije alkoolike”, kthehet në Rivlerësim.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dallaveret-e-doganes-ne-tenderin-per-banderola/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala