Dallavere në tenderin për publikime të Ministrisë së Financave

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjensioni Kundër Korrupsion ka rekomanduar anulimin e tenderit të Ministrisë së Financave për – spotet televizive dhe mirëmbajtjen e webfaqes.

Në njoftimin e 15 gushtit-AKK ia ka bërë me dije kësaj ministrie se disa kërkesa për kapacitetin teknik,  të cilat janë bërë nga ajo janë në kundërshtim me Legjislacionin në fuqi për prokurimin publik.

Sipas AKK-së për tenderin “Shërbimet e krijimit të Spoteve televizive dhe dizajnimi i web faqes së Ministrisë së Financave” , është kërkuar që operatorët të ofrojnë dëshmi se ka staf të mjaftueshëm, që udhëheqësi i ekipit të jetë inxhinier i diplomuar duke ofruar diplomë ose dëshmi të përvojës si dhe referenca për web zhvillim,  dhe referencë për  web aplikacione.

“Kërkesa këto për të cilat Agjencia Kundër Korrupsionit konsideron se janë diskriminuese dhe kufizojnë konkurrencën e lirë në mesin e Operatorëve ekonomik”, thotë AKK në këtë rekomandim.

Sipas AKK-Autoriteti kontraktues ka të drejtë të kërkojë kontrata dhe referenca që ka realizuar Operatori ekonomik me Institucionet Publike, misionet ndërkombëtare dhe Institucionet Private.

“Mirëpo nuk është e lejuar që të kërkohen kontratat dhe referencat vetëm nga Institucionet Publike, por edhe nga Institucionet tjera Ndërkombëtare e private me kusht që ato të vërtetohen përmes transaksioneve”.

Gjithashtu, te kërkesa për  Inxhinierin e diplomuar nuk është theksuar se çfarë kualifikimi universitar duhet të ketë ai thotë AAK dhe se sipas saj është “një kërkesë jo precize jo e qartë për tenderuesit”.

Agjencia ka vërejtur edhe shkelje dhe kërkon që Autoriteti Kontraktues ta njoftoj për veprimet e ndërmarra lidhur më këtë proces.

Në web faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe në faqen e ministrisë së financave ende nuk është publikuar asnjë vendim lidhur me këtë rast./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dallavere-ne-tenedrin-per-publikime-te-ministrise-se-financave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala