Dallavere në tenderin 1-milionësh të Ministrisë së FSK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministria e Forcës së Sigurisë ka bërë shkelje ligjore në tenderin për furnizim me karburante.

Mbi 1 milion euro llogaritet vlera e tenderit, marrë parasysh sasinë e naftës dhe të benzinës që është planifikuar të furnizohet kjo ministri, në kuadër të së cilës operon edhe Forca e Sigurisë e Kosovës.

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka gjetur se Ministria e Forcës së Sigurisë ka rekomanduar për kontratë operatorin “Petroll Company”, së cilës i ka munguar autorizimi nga rafineria në formën siç është kërkuar në dosjen e tenderit. Gjykata e Tenderëve e ka anuluar njoftimin për dhënien e kontratës, në të cilin MFSK-ja rekomandon “Petroll Company” për kontratë,  shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ka rekomanduar të furnizojë MFSK-në me naftë e benzinë me shumë pak fitim. Ka kërkuar një fitim prej 0.0001 euro. Këtë fitim minimal ajo e ka kërkuar për furnizimin e MFSK-së me naftë e benzinë në dy vjetët e ardhshëm.

Për krahasim, në njoftimin për dhënie të kontratës, MFSK-ja ka thënë se oferta e përgjegjshme me çmimin më të lartë ka qenë me nivel të premiumit (fitimit të kompanisë) prej 0.0789 euro (rreth 8 euro centi)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dallavere-ne-tenderin-1-milionesh-te-ministrise-se-fsk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala