Dallavere me uniformat e FSK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Mbi 400 mijë euro është vlera e porosive që Ministria e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës i ka bërë për blerjen uniformave për FSK-në përmes kompanisë “Capital Partners Group”, para këto që kanë shkuar në konton private të pronarit të kompanisë, kurse pjesa dërmuese e mallit nuk ka ardhur në Kosovë.

Dokumentet e Doganave të Kosovës, të siguruara nga gazeta “Zëri”, zbulojnë skandalin ku dyshohet të jenë të përfshirë Ministria  e FSK-së bashkë me pronarin e kompanisë “Capital Partners Group”, Enlirat Kallaba.

Sipas të dhënave zyrtare të Doganës, kjo kompani nuk e ka futur në Kosovë gjithë mallin e porositur të cilin MFSK-ja e ka paguar.

Nga 3500 pantallona të porositurë, në Kosovë përmes kësaj kompanie janë sjellë vetëm 383 palë, nga 3900 fanella të porositura e të paguara nuk është sjellë asnjë zyrtarisht, nga 3000 kapela janë sjellë vetëm 743 copë, dhe nga 3500 këmisha janë sjellë 3040 copë./Zëri/.

auto_FSK_GRAFIKA_WEB1433828843

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dallavere-me-uniformat-e-fsk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala