Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Shqipëri

Autori:Avdyl Pajaziti

Bileta më e lirë për ndeshjen festive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë 3 euro, kurse ajo më e shtrenjta 10 euro. Për tribunat prapa portave, bileta do të kushtojë 3 euro, për tribunën në lindje bileta do të ketë çmim 7 euro, kurse për të hyrë në tribunën perëndimore të stadiumit të qytetit në Prishtinë do të duhet të ndahen 10 euro.

Ndeshja e futbollit mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë do të luhet të premten nga ora 14:00 në stadiumin e qytetit në Prishtinë. Ndeshja organizohet për të festuar kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2016”, shkruan sot Koha Ditore.

“Çmimi i biletës do të jetë i njëjtë si nga ndeshja e kaluar”, ka thënë të dielën kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Ndeshja e kaluar e Kosovës ishte ajo ndaj Guinesë Ekuatoriale e luajtur një muaj më parë. Për atë ndeshje biletat ishin 3, 7 e 10 euro.

Interesimi për ndeshjen me Shqipërinë pritet të jetë shumë herë më i madh se për ndeshjen me përfaqësuesen afrikane. Në stadiumin e Prishtinës për atë takim prezent ishin afro tre mijë shikues. Parashikohet se stadiumi do të jetë i mbushur me shikues të premten.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dalin-ne-shitje-biletat-per-ndeshjen-kosove-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala