Dalin në shesh qindra skelete në Paris

Mbi 200 skelete janë zbuluar nën një supermarket në qendër të Parisit. Në atë vend dikur ishte një spital dhe varreza të shekullit 12-të. Por, spitali ishte shkatërruar në fund të shekullit 18 dhe varrezat ishin zhvendosur. Skeletë dolën në pah gjatë një rindërtimi të supermarketit Monoprix.
Viktimat ishin varrosur sipas arkeologëve në 8 varre të mëdha. Nuk bëhej fjalë për viktima të ndonjë konflikti, por të ndonjë sëmundje. Për këta skeletë do të bëhen edhe prova gjenetike nëse ishin të afërt.