Dalin fotografi pas vrasjës së policit

Autori:Avdyl Pajaziti

Në rrjetin social Facebook janë shpërndarë fotografi, që sipas të gjitha gjasave janë të publikuara nga dëshmitarët e parë okularë të vrasjes së policit sot në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Shemsi Gashin, 61 vjeçar, i cili thuhet se ka qenë duke punuar në departamentin e Kriminalistikës në Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës, në mëngjes kishte marrë informatën se në rrugën “Isa Kastrati” te Mileniumi i Tretë në lagjen ‘Mati 1’ të Prishtinës ka pasur të shtëna armësh.

11091250_1568641720062121_1651197616_n

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dalin-fotografi-pas-vrasjes-se-policit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala