Dalin dëshmi rrënqethëse se Rusia po vret civilë në Siri (Foto +18)

Fadi i vogël thërret në agoni, gjersa mjekët filluan t’ia heqin nga koka një metal të madh që kishte depërtuar thellë në kafkën e tij, shkruan Daily Mail.
3-vjeçari sirian është godritur nga një copë bombe 3-inqëshe, kur bombarduesit rus sulmuan vendlindjen e tij Gharnatah në Homs, transmeton Indeksonline.
Pamjet e tmerrshme të lëndimeve të fëmijës po mbahen nga mjekët sirian si dëshmi se sulmet ruse janë duke vrarë civilë të pafajshëm.
Moska zyrtare ka konfirmuar se avionët e saj kishin kryer tre sulme në ndërtesat e terroristëve në Homs, ditën kur Fadi është goditur. /Indeksonline/