Daçiq: “Vështirë të parandalojmë pranimin e Kosovës në UNESCO”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia është duke e zhvilluar një betejë të vështirë diplomatike për të parandaluar pranimin e Kosovës në UNESCO.

Daçiq i cili po merr pjesë në sesionin e 70-të jubilar të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sipas mediave serbe, ai dje është takuar me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të UNESCO-s, të cilëve u ka thënë se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë ndodhet në një gjendje shumë të rëndë, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Daçiq thotë të jetë i vetëdijshëm se e ka të vështirë të pengoj pranimin e Kosovës në këtë organizatë të themeluar nga OKB, pasi sipas tij shumica e vendeve anëtare të UNESCO-s, janë vende që tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dhe rrjedhimisht do ta mbështesin edhe anëtarësimin aty. /lajmi.net

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-veshtire-te-parandalojme-pranimin-e-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala