Daçiq thotë se Prishtina nuk mund ta heqë “Parkun e Paqes”, pa lejen e Serbisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk mund ta zgjidh çështjen e veriut e as të ashtuquajturit “Parkut të Paqes” mbi urën e Ibrit, nëse nuk bisedon më Qeverinë e Serbisë.

Kështu iu përgjigj Leon Malazogut, drejtorit të Institutit D4D, gjatë konferencës “Politikat evropiane të sigurisë në udhëkryq”, që po mbahet në Beograd.

“Duhet ta kuptoni realitetin, se Serbia nuk e ka sovranitetin e plotë në një pjesë të madhe të Kosovës, por as Kosova nuk e ka sovranitetin në veri”, ka thënë Daçiq, transmeton Klan Kosova.

“Nuk e kemi ndërmend ta ndihmojmë Kosovën që të bëhet shtet i pavarur, sepse ju e keni marrë njëanshëm vendimin e shkëputjes”, i tha ai Malazogut.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-thote-se-prishtina-nuk-mund-ta-heqe-parkun-e-paqes-pa-lejen-e-serbise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala