Daçiq thotë se Kosova dhe ISIS-i s’kanë dallim

Autori:Gazeta Fjala

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daciq, ka thënë se pranimi i Kosovës në agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, do të ishte absurde.

Kjo për shkak se s’mund të jetë anëtar i UNESCO’s një vend islamik.

Trashëgimia kulturore në Kosovë, ku katër nga tempujt tonë të shenjtë janë deklaruar si trashëgimi kulturore botërore – Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës e të Graçanicës dhe kishën e Shën Premtës në Prizren, UNESCO i ka shpallur si trashëgimi e mbrojtur kulturore për shkak se ishin në rrezik. Dhe nga kush ishin në rrezik? Propozimi i Kosovës në UNESCO do të ishte sikurse të kërkohej që Shteti Islamik – ISIS-i, të anëtarësohej në këtë organizatë. Cili është dallimi në mes Kosovës dhe ISIS-it?”, ka thënë Daçiq në një konferencë për shtyp, raporton Blic, transmeton Klan Kosova.

Ai po ashtu ka shtuar se Shqipëria ka bërë kërkesë për futjen e shqyrtimit të anëtarësisë së Kosovës jashtë procedurave të rregullta të UNESCO-s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-thote-se-kosova-dhe-isis-i-skane-dallim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala