Daçiq thotë se ka ende shanse që Kosova të mbetet jashtë UNESCO-s

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se beson se ka shanse që Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, në muajin nëntor, të mos e pranojë Kosovën si anëtare të kësaj organizate.

Duke folur për mediat serbe, Daçiq ka thënë se është e rëndësishme që Serbia të vazhdojë aktivitetet politike dhe se në Konferencën e Përgjithshme, në mesin e 60 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, do të jetë një numër i caktuar i atyre që do të votojnë kundër pranimit të Kosovës.

“Besoj se ka shanse që propozimi të mos kalojë. Ne do të jemi në Paris (aty ku ndodhet selia e UNESCO-s). Pasi duhen dy të tretat e votave që vendimi për pranimin e Kosovës të miratohet, shpresoj se në mesin e 60 vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, një numër do të votojë kundër”, ka thënë Daçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-thote-se-ka-ende-shanse-qe-kosova-te-mbetet-jashte-unesco-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala