Daçiq: Serbia do pengojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizata ndërkombëtare

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i diplomacisë serbe Ivici Daçiq i është përgjigjur ambasadori amerikan Michael Kirby në Beograd i cili ka thënë se për normalizim të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, Kosova duhet të jetë anëtare e OKB-së, njofton B92, transmeton Koha.net.

“Serbia natyrisht nuk do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në, të cilat do ta legalizonin pavarësimin e saj”, ka thënë Daçiq i cili ka shtuar se bisedimet që po zhvillohen në Bruksel janë neutrale ndaj statusit.

Në marrëveshjet Kosovë- Serbi nënshkruar në Bruksel , nënshkruesit nga Kosova theksonin se Serbia zotohet se nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-serbia-do-pengoje-anetaresimin-e-kosoves-ne-te-gjitha-organizata-nderkombetare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala