Daçiq: Pezullimi i marrëveshjes së Brukselit destabilizon rajonin

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se Kosova nuk dëshiron të zbatojë detyrimet sipas marrëveshjes së Brukselit, dhe ka vlerësuar se kjo destabilizon situatën në rajon, shkruan Beta.

Daçiq ka thënë në Berlin, ku çdo vit merr pjesë në konferencën e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore, se nuk ekziston ndonjë mundësi që të pezullohet marrëveshja e Brukselit midis Beogradit dhe Prishtinës që ishte arritur në prill të vitit 2013, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar duke thënë se në Berlin sot është dashur të kundërshtojë ministrin e jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Shqipërisë, Ditmir Bushati, të cilët kanë akuzuar Serbinë për fushatën agresive kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Kam reaguar për këtë sepse mendoj se Kosova fillimisht duhet të vendosë nëse dëshiron të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, sepse mendoj se pezullimi i marrëveshjes së Brukselit nuk është një opsion. Marrëveshja është një angazhim për të cilin jemi dakorduar në prani të bashkësisë ndërkombëtare, dhe kjo është pikërisht ajo që mund ta destabilizoj situatën në rajon”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

Në anën tjetër, sipas tij Serbia është përgjigjur në mënyrë të qartë se nuk ka bërë kurrfarë fushate agresive kundër Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-pezullimi-i-marreveshjes-se-brukselit-destabilizon-rajonin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala