Daçiq: OKB ka refuzuar aplikimin e Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Daçiq ka thënë se në UNESCO nuk do të vijë ndonjë propozim për të shqyrtuar kërkesën e Kosovës, por ai tërhoqi vërejtjen se ky është vetëm hapi i parë.

“Tash mund të pritet që Kosova kërkesën e saj mund ta dërgojë direkt në UNESCO”, ka thënë Daçiq për të përditshmen serbe “Blic”.

Lufta diplomatike definitivisht nuk ka mbaruar, pasi që ekziston mundësia që një shtet i tretë të dërgojë kërkesën e Kosovës në emër të saj në Këshillin Ekzekutiv të UNESCOS, mëson Blic.

Në listën e UNESCO-s të regjistruara janë manastiret ortodokse të Deçanit, Graçanicës, Patrikana e Pejës etj.

Këto objekte kulti, nëse Kosova pranohet në UNESCO, do të kalonin nën mbrojtjen e Prishtinës, gjë që për Beogradin është e papranueshme. (Lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-okb-ka-refuzuar-aplikimin-e-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala