Daçiq: Nuk mund ta pengojmë Kosovën  

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i MPJ-së të Serbisë, Ivica Daçiq, për agjencinë e lajmeve “FonNet”,ka deklaruar se Serbinë e pret një betejë e vështirë për të ndalur anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Kjo deklaratë e Daçiqit për mediet serbe vjen si përgjigje ndaj paralajmërimit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, për dërgimin e kërkesës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe UNESCO.

“Nuk e kundërshtojmë të drejtën dhe nevojën që përfaqësuesit e autoriteteve në Prishtinë të marrin pjesë në takime të ndryshme rajonale, por e kundërshtojmë mundësinë që përmes këtyre anëtarësimeve të prejudikohet statusi i Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Daçiq thotë se Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të caktuara, me ç’rast do të nënkuptohej edhe prejudikimi i statusit të saj si shtet i pavarur, duke theksuar se në mesin e këtyre organizatave janë Këshilli i Evropës, Kombet e Bashkuara dhe OSCE.

Ai ka thënë se do t’i kushtohet vëmendje e posaçme marrëdhënieve tradicionalisht miqësore me vendet e Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë, duke shtuar se shumica e këtyre vende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por se në ato po bëhet “një trysni e madhe” që ta bëjnë atë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-nuk-mund-ta-pengojme-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala