Daçiq në OKB: Ishte sulm terroist në Kumanovë  

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq gjatë fjalimit të tij në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e ka përmendur sulmin e fundit në Kumanovë të cilin e ka quajtur terrorist.

“Sulmet terroriste në Kumanovë janë prishje e stabilitetit rajonal ku të gjithë duhet të përpiqemi qe të mbajmë stabilitet, roli i OKB-së është shumë i rëndësishme për një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së Kosovës”.

“Serbia është përpjekur që të vendos stabilitet kështu që respektojmë atë që del nga rezoluta. UNMIK-u do të vazhdojë të qëndrojë në rajon që është shumë i rëndësishëm për të gjitha kombësitë tjera në Kosovë, çmojmë edhe kontributin e organizatave tjera”, transmeton Klan Kosova.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara k po shqyrton sot raportin tremujor të shefit të OKB-së, Ban Ki-moon mbi zhvillimet në Kosovë.

Një nga vlerësimet në këtë raport ka të bëjë edhe me periudhën nga 15 janari deri më 15 prill e që është marrëveshja për integrimin e gjyqësorit në veri e arritur në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-ne-okb-ishte-sulm-terroist-ne-kumanove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala