Daçiq në OKB flet për UNMIK-un në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq do ta përfaqësojë Serbinë, në sesionin e rregullt të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku do të flitet për Kosovën.

Gjatë seancës, Daçiq do të reflektojë në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në lidhje me punën e UNMIK-ut për periudhën 16 prill – 15 maj 2015.

Ai gjithashtu do të shprehë vlerësimin e situatës aktuale në Kosovë dhe të veprimeve të UNMIK-ut, ka njoftuar zyra për media e Ministrisë së Jashtme të Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-ne-okb-flet-per-unmik-un-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala