Daçiq me sjellje të palaços në Berlin

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daciq, në konferencën e organizuar nga instituti Aspen, Ministria e Jashtme e Gjermanisë dhe ajo e Italisë ka pasur sjellje të një palaçoje.

Burime ndërkombëtare tregojnë sesi ministri i Jashtëm i Serbisë ka pasur një paraqitje skandaloze në këtë konferencë.

“Pasi Thaçi akuzoi Serbinë se ndryshe po sillet me Uashingtonin e Brukselin dhe ndryshe me Kosovën, Daciq e pat humbur tërësisht kontrollin”, thotë ky burim ndërkombëtar për Zhurnal.mk.

Daçiq më pas ka akuzuar SHBA-të, Gjermaninë dhe shtetet e rajonit me një fjalor shumë të rëndë.

“Jemi mësuar me Daçiqin, por paraqitja në Berlin ishte e një palaçoje. Është dashur me t’i ndërprehet disa herë fjalimi i tij”, thonë burime pjesëmarrëse në këtë konferencë.

Në këtë takim, ku kanë marrë pjesë të gjithë ministrat e Ballkanit Perëndimor është diskutuar për tema të ndryshme aktuale, përfshirë edhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe të biznesit, si dhe integrimet atlantike të shteteve të Evropës Juglindore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-me-sjellje-te-palacos-ne-berlin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala