Daçiq lobon të shtetet afrikane për mosnjohjen e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, do të merr pjesë në Samitin e Unionit të Afrikës në Johanesburg, ku ndër të tjera, do të kërkojë nga shtetet anëtare të kësaj organizate që të vazhdojnë të përkrahin politikën e Serbisë ndaj Kosovës.

Në një njoftim të MPJ-së së Serbisë, thuhet se Daçiq në diskutime me pjesëmarrësit në këtë samit do ta ngrit çështjen e Kosovës, duke kërkuar që mos ta njohin atë, transmeton lajmi.net.

Përveç tjerash, ministri i jashtëm serb do ta shfrytëzojë rastin që të forcojë raportet ekonomike dhe politike me shtetet afrikane si dhe vazhdimin misioneve paqësore ushtarake ku pjesëmarrëse është edhe Serbia.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-lobon-te-shtetet-afrikane-per-mosnjohjen-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala