Daçiq: Koha për të hapur kapitujt e parë BE-Serbi

Autori:Gazeta Fjala

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të shqyrtuar objektivisht rolin dhe kreditë e Serbisë në të gjitha ngjarjet në Ballkan dhe në Evropë.

Duke iu drejtuar ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE dhe kandidatëve në Luksemburg, Daçiq shprehu besimin se ka ardhur koha për të hapur kapitujt e parë dhe ka shtuar se ai shpreson se ky vendim do të miratohet në Këshillin e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai vuri në dukje se Beogradi dhe Prishtina nënshkruan katër marrëveshje në Bruksel më 25 gusht, duke shtuar se kjo ka zgjidhur disa nga çështjet më të rëndësishme, që lidhen me jetën e përditshme të serbëve kryesisht në Kosovë dhe Metohi.

“Unë besoj se marrëveshjet janë shumë të rëndësishme për stabilitetin e përgjithshëm në rajon”, tha Daçiq.

Ai rikujtoi se samiti i Ballkanit Perëndimor u finalizua me sukses, gjatë të cilit liderët nga rajoni konfirmuan angazhimin e tyre për pajtim dhe bashkëpunim, dhe se vlerat evropiane dhe realizimi i disa nga projekteve më të rëndësishme do të ishte në interesin e përbashkët.

Daçiq theksoi se Serbia ka marrë vlerësime pozitive nga BE-ja për shkak të mikpritjes së emigrantëve në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

Ai vuri në dukje se mbi 120 000 emigrantë kanë kaluar kufirin shtetëror serb deri tani.

“Serbia nuk mund të mbajë barrë të tillë të rëndë vetëm”, tha Daçiq dhe u bëri thirrje të gjithëve për kërkimin e një zgjidhjeje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-koha-per-te-hapur-kapitujt-e-pare-be-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala