Daçiq kërcënon Meqedoninë e Malin e zi për përkrahjen e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, assesi nuk po mund të pajtohet me votën e Malit të Zi dhe Maqedonisë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Mediat serbe raportojnë se Daçiq sërish ka thënë se vota e tyre për Kosovën do ketë reflektime shumë negative në marrëdhëniet me Serbinë.

Siç raporton Agjencia Beta, Daçiq ka thënë se këto dy shtete herë do kur do të kërkojnë mbështetjen e Serbisë për organizata ndërkombëtare.

“Ata po ashtu kanë disa kërkesa për organizata ndërkombëtare, por ne nuk do t’i mbështesim”, ka deklaruar ministri i jashtëm serb me një ton hakmarrës.

Ai ka paralajmëruar se vota e tyre pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO përgjithmonë do të jetë një njollë në marrëdhëniet e Serbisë me këto dy shtete.

Anëtarësimi në UNESCO, sipas Daçiqit nuk është i njëjtë me anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik.

“Njëra ka të bëjë me atë si të goditët një top, kurse tjera ka të bëjë me manastirin e Deçanit”, ka thënë Daçiq. /Republika.info

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-kercenon-meqedonine-e-malin-e-zi-per-perkrahjen-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala