Daçiq i pakënaqur me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se është i pakënaqur me zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Shqiptarët vazhdimisht shmangen. Kjo është qesharake. Ajo për të cilën ne kemi rënë dakord duhet të zbatohet. Unë mendoj se kjo do të jetë temë e bisedës që kryeministri do ta dërgojë në Bruksel në vazhdimin e dialogut”, ka thënë Daçiq.

Dialogu Prishtinë-Beograd pritet të vazhdojë më 27 janar, raporton B92.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-i-pakenaqur-me-zbatimin-e-marreveshjeve-te-brukselit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala