Daçiq: Gjatë tetorit vendoset për Kosovën në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi sot se gjatë tetorit do të filloj procesi i vendosjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), për kërkesën e Kosovës për anëtarësim.

Vendimi në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s merret me shumicë të votave, ka përkujtuar Daçiq për metodologjinë e votimit, dhe ka theksuar se 32 anëtarë të këtij këshilli e kanë njohur Kosovën, ndërsa 26 jo.

“Kjo do të thotë se Serbinë e pret luftë e vështirë për mbrojtjen e interesave” të veta, u tha Daçiq gazetarëve në Beograd.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-gjate-tetorit-vendoset-per-kosoven-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala