Daçiq ende me shpresa për bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Autori:Gazeta Fjala

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, po mban ende shpresa që Kosova të mos anëtarsohet në UNESCO.

Ai këtë e bazon në punën e qeverisë serbe me shumë pasion dhe përkushtim që të vazhdojnë betejën deri në momentin e fundit kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Daçiq këto it ha në konferencën mujore për gazetarë, duke shtuar se votimi për anëtarësimin e plotë të Kosovës në UNESCO do të jetë rreth datës 9 nëntor, dhe është duke shpresuar në një rezultat të mirë për Serbinë, për shkak të dis vendeve të vogla e të largëta, por që zëri i tyre, sipas Daçiqit, është shumë i vlefshëm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-ende-me-shpresa-per-bllokimin-e-anetaresimit-te-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala