Daçiq e quan sukses bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq mos-anëtarësimin e Kosovës në UNESCO e ka cilësuar si njërin nga sukseset më të mëdha të diplomacisë kosovare.

Ai në një konferencë për media, gjithashtu sukses e ka quajtur edhe pamundësinë e kalimit të rezolutës për Gjenocid në Srebrenicë në Këshill të Sigurimit në OKB, transmeton lajmi.net.

“Do ta përmendja edhe ndalimin e suksesshëm të kalimit të rezolutës për gjenocid në Srebrenicë, si dhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, që ka qenë një akt i njëanshëm, ku këtë anëtarësim nuk e mbështetën disa shtete që e kanë njohur pavarësinë e njëanshme të Kosovës, si Japonia, Koreja e Jugut, Polonia, Peru, Kolumbia etj”, ka thënë ai.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daciq-e-quan-sukses-bllokimin-e-anetaresimit-te-kosoves-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala