Daçiç: UNESCO bën mirë të mos hapë “kutinë e Pandorës”

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se do të ishte shumë më mirë për UNESCO-n që të mos hapë “kutinë e Pandorës” me një pranim të mundshëm të Kosovës si anëtare të saj.

“Nëse Kosova anëtarësohet tani, radhës tjetër do të jenë disa rajone të tjera që nuk njihen nga Kombet e Bashkuara. Prandaj është kaq e rëndësishme për UNESCO-n që të mos hap ‘kutinë e Pandorës’. Pavarësisht se jemi të shqetësuar, më nuk na befasojnë veprimet e institucioneve ndërkombëtare. Nuk do të jetë hera e parë që e drejta ndërkombëtare do të shkelet”, u shpreh Daçiç.

Ai ka siguruar se Serbia do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

“Kjo është arsyeja që unë dhe kryeministri Vuçiç kërkojmë nga të gjithë, nga shoqëria, nga Kisha Ortodokse Serbe, nga të gjitha komunitetet fetare, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve që të bashkojmë frocat dhe të ngrejmë zërin kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, deklaroi ministri i Jashtëm serb.

Daçiç njoftoi më herët se Kosova ka dërguar aplikimin e saj për anëtarësim direkt në UNESCO, pasi Kombet e Bashkuara refuzuan që ta përcillnin atë.

Vendimi përfundimtar për këtë çështje do të merret nga kjo organizatë në nëntor të këtij viti./ Top Channel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dacic-unesco-ben-mire-te-mos-hape-kutine-e-pandores/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala