Daçiç pretendon se ka zbuluar planin e Kosovës për UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pretendon se ka zbuluar një plan të fshehtë të Prishtinës zyrtare. Ai ka deklaruar për RTS se nëse Kosova pranohet në UNESCO, hapi i ardhshëm i Prishtinës mund të jetë kërkesa për pranim në Këshillin e Evropës.

“Serbia do të presë sesionin e Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s që do të mbahet më 21 tetor, kur në rendin e ditës do të jetë çështja e anëtarësimit të Kosovës, por deri atëherë do të vazhdojë aktivitetet e saja kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë”, ka deklaruar Daçiq, transmeton lajmi.net.

Daçiq konsideron se kërkesat e fundit e Kosovës, është si pasojë e asaj çfarë ka ndodhur gjatë dekadave të fundit, duke shtuar se është i sigurt që Prishtina në të ardhmen do të vazhdojë të kërkojë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare me mbështetjen e vendeve perëndimore.
Sipas tij, ata që sponsorizojnë kërkesa të tilla si ajo e Shqipërisë për pranimin e Kosovës në UNESCO, dëshirojnë që kjo çështje të kryhet sa më shpejtë dhe me këtë “do të përpiqen të përmbledhin tërë këtë histori që në fund të mos dalin që ishin fajtor për ngjarjet në ish-Jugosllavi, pasi që në atë kohë mbështetur pavarësinë e Kosovës”.
I pyetur se çfarë mendon se cili do të jetë hapi i radhës, Daçiq është përgjigjur duke thënë se nëse Kosova pranohet në UNESCO, është e mundur që Prishtina zyrtare të kërkojë anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, por sipas tij kjo gjë nuk është aq e thjeshtë pasi kërkohet mbështetja e shumicës.
Duke folur për mundësinë që Kosova të sigurojë karrige në Kombet e Bashkuara, Daçiq tha se të gjitha shpresat i ka në të drejtën për veto, dhe pranoi se është duke u rritur presioni mbi vendet mike të Serbisë, që të abstenojnë ose të mos jenë të pranishme gjatë votimit në organizata të mëdha.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dacic-pretendon-se-ka-zbuluar-planin-e-kosoves-per-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala