Dacic: Nëse Prishtina nuk e themelon Gjykatën, do ta bëjë dikush tjetër

Autori:Zekirja Shabani

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se zvarritjet që po i bën Prishtina rreth Gjykatës për krime lufte konfirmon se askush pos Serbisë nuk është e gatshme që të ballafaqohet me krimet e veta. Ai ka theksuar se nëse Prishtina nuk e bënë këtë do ta bëjë dikush tjetër duke lënë të kuptohet se kjo do të shkojë nëpërmjet OKB’së.

Ministri serb i Punëve të jashtme, pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve Amerikane Luis Almagro, transmeton B92, ka theksuar se Serbia ka qenë mjaft në shënjestër të presioneve dhe se “ajo nuk e pranon simetrinë e fajësisë “.

“Kjo do të thotë se çdo kush duhet të përparojë në përputhje me kontributin e vet në stabilitetin dhe në paqen rajonale” , ka thënë Dacic transmeton Koha. net dhe ka shtuar se Serbia është aktive në gjithë këtë e Kosova jo.

“Dallimi ndërmjet Beogradit e Prishtinës është se ne kur pranojmë diçka, ne atë edhe e realizojmë”, ka thënë Daçiq.

Ai ka shtuar se tema e formimit të krijimit Gjykatës për krime lufte ka qenë në rend dite të KS të KB-së dhe se është thënë që vetë Prishtina ta kryejë këtë punë, ndërsa tani ajo po përpiqet t’i ikën këtij detyrimi.

“Nëse ajo nuk e bën këtë, do ta bëjë dikush tjetër”, ka thënë Dacic.

Në pyetjen cili është qëndrimi i Serbisë për propozimin e AAK-së për miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Kosovë dhe çfarë do të thoshte kjo për negociatat në Bruksel, Daçiq thotë se këtë pyetje nuk duhet shtruar Serbisë por bashkësisë ndërkombëtare.

“Propozimi i kësaj rezolute është temë që gjithmonë përmendet në dialog sa herë që dikush do ta shkatërrojë dialogun, por është e sigurt se dialogu humb kuptimin nëse propozimet e tilla edhe vetëm vihen në rend dite”, ka thënë Dacic.

Ai ka theksuar se Serbia në dialog me Kosovën është faktor konstruktiv, se ajo e do kontributin vet aty, porse ekzistojnë probleme në marrjen e vendimeve në Prishtinë dhe se Beogradi tani nga ajo pret se a do të zbatohet ajo për të cilën është arritur marrëveshja në Bruksel.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dacic-nese-prishtina-nuk-e-themelon-gjykaten-do-ta-beje-dikush-tjeter/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala