Daçiç kërcënon Malin e Zi

Autori:Avdyl Pajaziti

Serbia do të përcjellë secilin shtet anëtar të Këshillit Ekzektuiv të UNESCO-s se a do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës.

Serbia do të përcjellë secilin shtet anëtar të Këshillit Ekzektuiv të UNESCO-s se a do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, njëjtë sikur i kishte përcjellur të gjitha shtetet në paradën ushtarake të Kroacisë me rastin e përvjetorit të operacionit ushtarak “Stuhia”.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili në një deklaratë për mediat në Beograd, ka shantazhuar kështu disa nga shtetet e rajonit që janë pjesë e Këshillit Ekzekutiv të UNESSCO-s.

“Anëtar i këtij këshilli është edhe Mali i Zi, te shohim se si do të votojnë ata, ndërsa aty janë edhe disa shtete tjera të cilave ne u kemi ndihmuar të hyjnë në UNESCO”, ka thënë ministri i jashtëm serb, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë nga kabineti i ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Igor Lukshiq, i është thënë të përditshmes serbe “Blic” se ky shtet ende nuk ka ndonjë vendim të saktë lidhur me përkrahjen apo jo të Kosovës në UNESCO.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/dacic-kercenon-malin-e-zi-shkak-anetaresimi-i-kosoves-ne-uneco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala