Daci: Thaçi, pas vdekjes së Rugovës, është lider i pa konkurrencë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci, në emisionin “Info Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se si pozita, ashtu edhe opozita kosovare janë pozicionuar në mënyrë të gabueshme në raportet me zhvillimet që po ndodhin në vend.

Sipas tij, pozita është në rrugë të gabueshme sepse po tenton që përmes numrave dhe kontrollimit të gjitha institucioneve t’i arrijë qëllimet e saj, derisa opozita, e një vendi të dalë nga lufta, po i tejkalon normat e demokracisë.

“Bashkësia ndërkombëtare pas vdekjes se ish-presidentet të Kosovës, Ibrahim Rugovës, ka pasur rolin prijës në caktimin e drejtuesve të posteve kryesore në Kosovë. Zakonisht zgjidhen emrat që dirigjohen lehtë nga ndërkombëtarët”, ka theksuar Daci.

Ai ka thënë që prej kohës kur ka vdekur Rugova, dëshiron dikush ose jo, Hashim Thaçi, është i pa konkurrencë dhe lideri numër një.

“Ka krijuar përvojë – qoftë pozitive ose negative. Këtë duhet thënë haptazi. Ai ka një aftësi të veçantë për t’i menaxhuar kundërshtarët e vet”, ka shtuar Daci.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/daci-thaci-pas-vdekjes-se-rugoves-eshte-lider-i-pa-konkurrence/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala