D4D: Reformimi i UP-së nuk është i pamundur

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ka publikuar analizën “Reformimi i Universitetit të Prishtinës – mision i mundur? – Nëntë sfidat më të mëdha dhe tejkalimi i tyre” .

Të dhënat që janë analizuar nga Instituti D4D janë nxjerrur nga anketimi i studentëve, intervista me profesorë dhe shoqëri civile dhe ka gjetur nëntë sfidat më të mëdha që janë në Universitetin e Prishtinës.

Pjesëmarrësit në këtë diskutim theksuan që reformimi i Universitetit të Prishtinës është mision i mundshëm por duhet vullnet, punë, vizion, dhe guxim.

Në lansimin e kësaj analize u tha se reformimi i Universitetit të Prishtinës nuk është në interes të vetëm studentëve por të të gjithë Kosovës.

Ministri Arsim Bajrami theksoi se duhet krijuar një konsensus gjithëshoqëror rreth nevojës për t’ia kthyer karakterin akademik UP-së.

Rektori Zejnullahu reflektoi mbi punimin në aspektin që ai vë në pah shumë dobësi edhe shumë kahje në të cilat duhet të veprojmë dhe shumë veprime duhet të fillohen prej njësive akademike dhe idetë e mira të vijnë deri tek menaxhmenti pastaj të përpunohen dhe shpërndahen në njësi tjera akademike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/d4d-reformimi-i-up-se-nuk-eshte-i-pamundur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala