Çun Lajçi: Vetëm pse nderova Rugovën më rrëmbyen militantët e PDK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Aktori i njohur i trevave shqiptare Çun Lajçi ka bërë një rrëfim tronditës. Ai kishte marrë pjesë në një tubim parazgjedhor ku po prezentonte edhe Presidenti Rugova me ç’rast Çuni i kishte vënë plisin në kokë Presidentit, por menjeher pas tubimit ai rrëfen se ishte marrur dhunshëm nga militantët e PDK-së dhe ishte “gjykuar” për ato që kishte bërë.

Ja postimi i plotë

Ja dhurata ma e mirë e jetës sime të cilën ma dergoi Avi Rexhaj nga Amerika.
Ishin zgjedhjet e para pas luftës dhe mua me ftoj i ndjeri Xhemajl Mustafa që ti nderoja me nji recitim në sallën e sporteve 1Tetori në Prishtinë.Dola me monologun e plisit ”Ta gjenë ty baca kokën që s’ta ka shoqin në Shkup as në Shkodër” dhe pa nji pa dy u afrova dhe ja bana me shnet dr.Ibrahim Rugovës e salla u ngrit në këmbë.U ngrit dhe Presidenti e njerëzit filluan ti digjnin këmishat nga gëzimi.
Ishte përjetimi im më i bukur dhe më i hidhur.Sepse të nesërmen me morën militantët e Hashimit dhunshem dhe me derguan në selinë e PDK që ta “paguaj gjynahin”që e kisha ba.E ke flliqur plisin me than,se ja ke vu n’krye shkaut!!!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/cun-lajci-vetem-pse-nderova-rugoven-me-rrembyen-militanet-e-pdk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala