Credit Suisse: Pasuria e Shqipërisë në dorën e 0.5% të popullsisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një nga bankat më të mëdha botërore ka publikuar këto ditë raportin e saj vjetor mbi ndarjen e pasurisë në botë.

Raporti e vlerëson Shqipërinë si një vend që ende nuk ka mundur të dalë nga kthetrat e varfërisë, me të ardhura të ulta të mesme, me një pasuri totale prej 20 miliardë dollarësh.

Këtu, sipas bankës, kemi të bëjmë me një ulje të pashpjegueshme. Në vitin 2013 dhe 2014 kjo pasuri vlerësohej në 23 miliardë dollarë.

Pasuria e Shqipërisë rezulton kështu në rënie me 3 miliardë dollarë nga viti 2014 në vitin 2015.

Në të njëjtën kohë, borxhi mesatar për frymë të popullsisë së rritur vlerësohet në 593 dollarë amerikanë.

Sipas analistëve të bankës së madhe zvicerane, më shumë se një e katërta e popullsisë së rritur rezidente në Shqipëri, saktësisht 25.4% e saj, zotërojnë nga 10.000 deri në 100.000 dollarë pasuri (afro 1.000.000 deri në 10 milionë lekë të reja). Këtu përfshihen paratë, por edhe vlera e pasurive të tjera, si prona të patundshme, shtëpi apo makina.

Nga ana tjetër, raporti i Credit Suisse llogarit se 74.1% e popullsisë së rritur shqiptare ka më pak se 10.000 dollarë pasuri. Vetëm 0.5% e popullsisë gëzojnë një pasuri nga 100.000 deri në 1 milion dollarë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/credit-suisse-pasuria-e-shqiperise-ne-doren-e-0-5-te-popullsise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala